Paketa informative nr.8
22/06/2010
1. Lista e firmave turke të interesuara për të gjetur partnerë në tregun shqiptar.
2. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke në Tiranë, mbi organizimin e:
panairit të 5të të Veshjeve për Fëmijë dhe Foshnja “BURSA BEBE” i cili do të organizohet midis datave 13-17 Korrik 2010, në Bursa të Turqisë.
(Bashkëngjitur formulari i aplikimit)
3. Ftesë pjesëmarrjeje nga “Qëndra e Kërkimeve dhe e Trajnimeve për Biznesin” e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë (DHTIT), në trajnimin me temë “Forcimi i aftësive sipërmarrëse të femrave në biznes” i cili do të zhvillohet në datat 2 – 3 Korrik, 5 – 6 Korrik, 7 – 8 Korrik, 2010 në Sallën e Konferencave pranë DHTIT.
(Bashkëngjitur, ftesa, agjenda dhe formulari i aplikimit)
4. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për:
I. Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga znj. Manuela Landuri përfaqësuese e firmës greke “NOODLE BAR” e cila ushtron veprimtari në fushën e restoranteve.