Paketa informative nr.7
27/04/2010
1. Informacion i ardhur nga Konfindustria dhe Fiera del Levante mbi organizimin e Ceremonisë së Hapjes së "Panairit Ndërkombëtar të Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit", me datën 29 Prill - 2 Maj 2010 ora 15.00 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve dhe Forumit shoqërues me datë 1 Maj 2010 ora 10.00, në sallën e konferencave të Pallatit të Kongreseve.
(Bashkëngjitur ftesa e pjesëmarrjes në panair)
2. Informacion i ardhur nga Union Camere Puglia në Tiranë mbi listën e produkteve ushqimore të shoqërisë "Vie Dei Sapori" e cila ka marrë pjesë në Panairin EuroMed&Food 2010 në Foggia nga data 25 - 28 Mars e cila është e interesuar të promovojë produktet e saj në Shqipëri.
(Bashkëngjitur lista e çmimeve të produkteve)
3. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për:
I. Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke “SYLOR S.A” me qendër Schimatari, Beotia, Greqi, dhe veprimtari në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve.
4. Interes bashkëpunimi nga firma “GLOBOS SERVICE SH.P.K” me qendër në qytetin e Elbasanit, distributor me të drejta të plota i mjeteve Piaggio për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, mjeteve të punës dhe pjesëve të këmbimit të markave Aprilia, Guzzi, Vespa, Gilera dhe Derbi.
5. Informacion i ardhur nga UBA – Shoqata e Biznesit në Ulqin mbi organizimin e Panairit të parë për Bujqësi “Pro Agro Ulqin 2010” nga Shoqata për zhvillimin e bujqësisë “Pro Agro” Ulqin SH.A. Ultep-Ulqin dhe Shoqata e Ullishtarëve-Ulqin, i cili do të mbahet ditën e enjte datë 06 Maj 2010 në Katerkollë, në hapësirat e ish fabrikës së qilimave ULTEP.