Paketa informative nr.6
19/04/2010
1. Lista e firmave turke të interesuara për të gjetur partnerë në tregun shqiptar.
2. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke në Tiranë, mbi organizimin e:
Panairit të Tekstilit Shtëpiak "EVTEKS -16" i cili do të organizohet midis 17-21 Maj 2010, në Stamboll të Turqisë.
(bashkëngjitur formulari i aplikimit)
3. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për:
I. Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke “ATHANASIOS.Com.Gr” me qendër në Athinë, Greqi e cila ushtron veprimtari në fushën e modelimit dhe prodhimit të syzeve optike.
II. Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke “MANETTI S.A” me qendër në Athinë, Greqi e cila ushtron veprimtari në fushën e prodhimit të këmishave për burra, kravateve dhe aksesorëve të tjerë për burra, kryesisht të veshjeve të cilat mbajnë emërtimin MAN&MANETTI.
III. Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke “KLEFER S.A.” me qendër në Kilkis, Greqi, e cila ushtron veprimtari në fushën e prodhimit të dyerve automatike për ashensorë.
4. Informacion i ardhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Qarku Gjirokastër mbi organizimin e Panairit të Përgjithshëm Tregtar "EXPO-GJIROKASTRA 2010" nga data 18-20 Shtator 2010 në Pallatin e Sportit Gjirokastër.
(Kontrata e pjesëmarrjes në panair bashkëngjitur)
5. Ftesë pjesëmarrjeje në prezantimin e panairit të 13-të tregtar ndërkombëtar “EXPO REAL 2010” që zhvillohet në Mynih, Gjermani që do të organizohet nga DIHA, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë dhe partnerët e saj.
6. Dhoma e Tregtisë Tirana (Qendra e Trajnimeve) në Bashkëpunim me Semos Microsoft Gold Partner in Learning ofrojnë Trajnimin e Avancuar të Certifikuar Microsoft
“ADVANCED MICROSOFT EXCEL 2007”