Informacion nr. 9 - 2016
20/05/2016

Informacion i dërguar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mbi organizimin në datat: 30-31 Maj  dhe 1 Qershor të trajnimit 3 ditor me temë “Menaxhimi i shitjeve”.

Qëllimi i ketij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve me metodat më të avancuara të shitjeve. Në thelb, trajnimi paraqet qasjen, metoda, procedurat dhe teknikat, për identifikimin dhe kthimin e një klienti potencial në klient ose konsumator real. Këtë objektiv e realizon nëpërmjet kombinimit të pjesës teorike me elementët praktikë të realizimit të shitjes. Trajnimi i drejtohet një grupi të gjerë operatorësh në shitje dhe përmbledh gjithë procedurat nga evidentimi i klientit potencial deri tek shërbimi i konsumatorit individual.