Informacion nr.7 - 2016
17/03/2016
Informacion i dërguar nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë lidhur me:
Forumin e 1-rë Ndër Ballkanik: Ushqimi & Pijet i cili do të zhvillohet në datat 7-8 Korrik 2016 në Qendrën e Kongreseve ‘‘I.Vellidis’’ në Selanik, Greqi. Ky forum organizohet me iniciativën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe në bashkëpunim me HELEXPO.
Në këtë Forum janë ftuar të marrin pjesë vendet si Greqia, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, FYROM, Rumania dhe Serbia.
Qëllimi i Forumit do të jetë prezantimi i dinamikës së sektorit të Ushqimeve dhe Pijeve, në vendet e Ballkanit si edhe promovimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sipërmarrjeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto sektorë.
Në forum do të jenë të pranishëm personalitete politike, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe sipërmarrje, si edhe përfaqësues të institucioneve të sektorit financiaro-ekonomik nga vendet pjesëmarrëse.