Paketa informative nr.4
17/03/2010
1. Ftesë nga Programi BAS për pjesëmarrje në aktivitetin që do të zhvillohet mbi veprimtarinë e Programit BAS, me 18 Mars 2010, ora 11.00 në Grand Hotel Europa.
2. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë mbi organizimin e:
I. Panairit Tregtar “Ambalazhimi–Plastika-Ecolink-Chem 2010”, në datat 19-22 Mars 2010 në Athinë si dhe “Simpoziumit të parë të produkteve plastike dhe materialeve plastike ambalazhimi” me 19 Mars 2010, ora 15.00 në Qendrën e Panaireve.
II. Panairit të V-të Ndërkombëtar “MEDICOC EXPO 2010”, në datat 23-25 Prill 2010, në Athinë të Greqisë.
3. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për:
I. Kërkesë përfaqësimi tregtar të kompanisë greke “P&M Engineering” me qendër në Athinë, Greqi e cila ushtron veprimtari në fushën e prodhimit të filtrave industrial të pastrimit dhe sistemeve të lëvizjes automatike të produkteve të prodhuara.
II. Kërkesë përfaqësimi tregtar të kompanisë greke “ADELCO S.A Pharmaceutical and Cosmetics” me qendër në Athinë, Greqie e cila ushtron veprimtari në fushën e prodhimit të produkteve farmaceutike dhe produkteve kozmetike.
4. Informacion mbi panairin ndërkombëtar “Resale 2010-Panairi i Makinerive dhe Impianteve të Përdorura” i cili do të zhvillohet në Karlsruhe, Gjermani në datat 21-23 Prill 2010.
5. Informacion ardhur nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mbi organizimin e seminarit “Si të bëni biznes me Gjermaninë” i cili do të zhvillohet me 24 Prill 2010, ora 10.30 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
6. Agjenda dhe formulari i aplikimit ardhur nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në lidhje me Forumin Ekonomik të Vjenës që do të zhvillohet në Sofie të Bullgarisë në datat 25-26 Prill 2010.