Informacion nr.7- 2015
10/12/2015
 Kompania organizatore e Panaireve Helexpo ka shpallur Programin e panaireve për gjashtëmujorin e parë 2016 dhe Departamenti i Vizitorëve Tregtarë (Hosted Buyers) në bashkëpunim edhe me Zyrën për Çështjet Ekonomike & Tregtare të Ambasadës Greke në Tiranë, organizon grupe vizitorësh, Hosted Buyers, për:

1- Panairi AGROTICA, i cili organizohet në datat 30 Janar - 2 Shkurt 2016, dhe u drejtohet gjithë faktorëve që kanë aktivitet me fushën e bujqësisë dhe konkretisht importuesve dhe tregtarëve të makinerive dhe pajisjeve bujqësore dhe pjesëve të këmbimit, importuesve dhe tregtarëve të plehrave kimike, farërave, serave dhe pajisjeve për sera, pajisje dhe makineri për amballazhime, sisteme ujitjeje etj.
2- Panairi INFACOMA, i cili organizohet në datat 11-14 Shkurt 2016, dhe u drejtohet importuesve dhe tregtarëve të materialeve të ndërtimit, dyerve dhe dritareve, bojrave, artikujve alumini, parketeve, kompanive të ndërtimit, arkitektëve etj.
3- Panairi AQUA THERM, i cili organizohet në datat 11-14 Shkurt 2016, dhe u drejtohet importuesve dhe tregtarëve të pajisjeve dhe sistemeve te ngrohjes dhe ftohje, paneleve diellore, kondicionim, klimatizim, gaz natyror, pompa, kaldaja, oxhaqe, projektim të ndërtesave bioklimatike etj.
4- Panairi DETROP BOUTIQUE, i cili organizohet në datat 29 Shkurt 2016, dhe u drejtohet importuesve, tregtarëve dhe prodhuesve të produkteve ushqimore, supermarketeve, dhe importuesve të produkteve të zgjedhura (delicatessen) etj.
5- Panairi ΑRTOZYMA, i cili organizohet në datat 26-29 Shkurt 2016, dhe u drejtohet gjithë subjekteve me aktivitet në fushën e prodhimeve prej brumi, pastiçerisë, dyqaneve me produkte delicatessen, importuesve dhe tregtareve të produkteve, lëndës së parë dhe makineri e paisje të kësaj fushe.
6- Panairi BIZHUTERIA GREKE, i cili organizohet në datën 29 Shkurt 2016, në qendrën ekspozuese Metropolitan Expo,në Athinë, dhe u drejtohet importuesve dhe tregtarëve të bizhuterive.
7- Panairi FRESKON, i cili organizohet në datën 21-13 Prill 2016, dhe u drejtohet importuesve dhe tregtarëve të fruta – perimeve te freskëta si edhe paisje e makineri per amballazhim.