Paketa informative nr.3- 2011
07/03/2011
 
  1. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke pranë Ambasadës Turke në Tiranë lidhur me:

·         zhvillimin e Panaireve EKSPOMED 2011, LABTEK 2011 dhe EXPOTERMAL 2011 që do të mbahen në Stamboll / Turqi midis datave 29 Mars- 02 Prill  2011..

  1. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë lidhur me një:

·         Kërkesë bashkëpunimi nga firma greke KAMARINOS DESIGN,  me veprimtari importin  dhe eksportin e tekstileve për tapiceri për veprimtari profesionale si hotele, bare, restorante por edhe për kolltuqe për përdorim shtëpiak. 

  1. Kërkesë bashkëpunimi nga firma italiane BORGHI, lider botëror në prodhimin e makinerive për fshesa dhe brusha e cila është e interesuar të bashkëpunojë me firma shqiptare.
  2. Informacion mbi organizimin e Programit Ndërkombëtar të Misionit të Blerjes  midis datave 12-15 Prill 2011 nga Unioni i Eksportuesve të Mesdheut me bashkëpunimin e Nënsekretariatit të  Tregtisë së Jashtme pranë Kryeministrisë (UFT) në një kohë me Panairin e V-të Ndërkombëtar të Ushqimit, Teknologjive dhe Paketimit në Mersin më 14-17 Prill 2011.