Paketa informative nr.1- 2011
06/01/2011
  1. Informacion i ardhur nga Bashkimi i Dhomave mbi zhvillimin e një vizite pune të Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali BERISHA dhe Zv/ Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës z. Ilir META me datë 18 Janar 2011Milano të Italisë, në kuadër të të cilës do të zhvillohen dhe takime B2B mes firmave shqiptare dhe italiane. (Bashkëngjitur formulari i aplikimit)
  2. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke pranë Ambasadës Turke në Tiranë lidhur me:

a)    zhvillimin e Panairit të 22 Ndërkombëtar “ANFAÅž-2011” për pajisje hotelerie dhe pajisje për sektorin e akomodim dhe pritjeve që do të mbahet midis datave 17-20 Janar  2011  Antalja të Turqisë. (Bashkëngjitur formulari i aplikimit)

b)    zhvillimin e Panairit Ndërkombëtar të hekurit dhe metaleve të tjera, makinerive dhe pjesëve të tyre “WIN I”  i cili do të mbahet midis datave 01-04 Shkurt  Stamboll të Turqisë. (Bashkëngjitur formulari i aplikimit)

  1. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë mbi:

a)    Listën e firmave greke të interesuara për të gjetur partnerë biznesi në Shqipëri.

b)    Kërkesë bashkëpunimi nga firma greke Prime Marketing me veprimtari këshillimin për zhvillim dhe marketingut strategjik, me qendër në Patra të Greqisë e cila përfaqëson një kompani, kliente të saj  që ka veprimtari në fushën e industrisë frigoriferike dhe është e interesuar të bashkëpunojë me kompani shqiptare të interesuara për këtë veprimtari.

  1. Informacion mbi zhvillimin e panairit botëror për teknikë të përdorur USETEC i cili do të mbahet në Këln të Gjermanisë në datat 6-8 Prill 2011.