Paketa informative nr.13
22/10/2010
1. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, në lidhje me organizimin e Panairit - Festival Produkte Tradicionale të Botes 2010 në datat 2-5 Dhjetor 2010 në ambjentet e qendrës së panaireve Expo Athens në Anthusa, Athinë nga kompania greke “Compass Expo Ltd”, organizatore panairesh e cila fton firmat shqiptare të interesuara për të marrë pjesë si ekspozuese.

2. Informacione të ardhura nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, lidhur me kërkesa bashkëpunimi nga:
a. Firma greke ΜΕTROPOLITAN FENIX LTD, me veprimtari në prodhimin e artikujve të quajtur oil-booms që përdoren për mbrojtjen e mjedisit detar si dhe të një produkti tjetër që shërben për mbledhjen e mbeturinave të lëngshme e të ngurta, e cila është e interesuar për të gjetur përfaqësues bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
b. Firma greke CaO HELLAS SA, me veprimtari ne prodhimin e materialeve te ndertimit, e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri që janë të interesuar për importim të këtyre produkteve.
c. Firma greke KOUMAKIS S.A., me veprimtari prodhimin e zinxhirëve për lëvizje dhe për transport si dhe të pjesëve të ndryshme industriale, është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri që janë të interesuar për importim të këtyre produkteve.

3. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke në Tiranë, mbi organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Teknologjisë se Metalurgjisë dhe Derdhjeve të Metaleve, Makinerive dhe Produkteve të Tyre “ANKIROS 2010”, Panairi Ndërkombëtar të Teknologjisë së Metaleve me Ngjyra, Makinerive dhe Produkteve të Tyre “ANNOFER-2010”, si dhe Panairit të Produkteve Me Derdhje Speciale “TURKCAST 2010” i cili do të zhvillohet në datat 09-13 Nëntor 2010 në Stamboll, Turqi.


4. Informacion mbi detyrimin e operatorëve ekonomik të vendosur në Republikën e Shqipërisë për tu paisur me nje numer EORI përpara se të angazhohen në aktivitete të import-eksportit në BE.