Paketa informative nr.12
27/09/2010
1. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, në lidhje me organizimin e Panairit të parë ndërkombëtar të paisjeve dhe furnizimit me ushqime të hoteleve dhe restoranteve “WHOLEQUIP” i cili do të organizohet në datat 11-14 Shkurt 2011.

2. Informacione të ardhura nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, lidhur me kërkesa bashkëpunimi nga:

a. Firma greke ALFA WOOD, me veprimtari në prodhimin e MDF për mobilje dhe Laminate për parkete, e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
b. Firma greke REKTIFIE D.KALAMARAS, me veprimtari ne prodhimin e motorrëve të të gjitha llojeve, e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
c. Firma greke COMPASS EXPO LTD, me veprimtari organizim panairesh, me qendër në Athinë, Greqi, ofron organizimin e panaireve virtuale për produkte të caktuara dhe është e interesuar të bashkëpunojë me kompani shqiptare të interesuara për shërbimin që ajo ofron.

3. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke në Tiranë, mbi organizimin e Panairit të Industrisë se Mobiljeve dhe asaj Ndihmëse, Aksesorëve, Prodhime dhe Teknologji Druri “INTERMOB 2010,” i cili do të zhvillohet ndërmjet datave 14-18 Tetor 2010 në Stamboll të Turqisë.

4. Mbi direktorinë e eksportuesve gjermanë.

5. Ofertë nga Shoqata e Artizanatit mbi mundësinë e marrjes së çadrave dhe tavolinave me qera për organizimin e një aktiviteti.