Paketa informative nr.14
09/11/2010
1. Informacione të ardhura nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, lidhur me kërkesa bashkëpunimi nga:
a. a. Firma greke kompania greke DIOSCURIDES LTD, me veprimtari në përpunimin e bimëve aromatike dhe prodhimit të vajrave e esencave të tyre, me qendër në zonën e Greqisë Veriore, e cila është e interesuar për të bashkëpunuar me tregun shqiptar.
b. Kompania greke e ndërtimit "TH. CHANTZIS & CO OE" me qendër në Selanik e cila është e interesuar të kërkojë bashkëpunëtorë,investitorë për zhvillimin e projektit të ri, zgjerim kompleksit ekzistues "KTIMA CHANTZI" me 36 shtëpi verore luksoze me 36 pishina private në një sipërfaqe prej 2 ha.

2. Informacion mbi organizimin e Panairit të 16të Ndërkombëtar i Industrisë Mbështetëse Automobilistike, Pjesëve te Këmbimit, Aksesoreve dhe Pajisjeve te Servisit “OTOMOTIV 2010” i cili do të organizohet në Stamboll, në datat 23-27 Nëntor 2010.
3. Informacion i ardhur nga Qëndra e Kërkimeve dhe e Trajnimeve për Biznesin pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë mbi trajnimin “Komunikim Efektiv dhe Negocim i Suksesshëm” i cili do të organizohet në datat 23- 24- 25 Nentor 2010.
4. Informacion i ardhur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje
me të drejtat tuaja për marrjen e shërbimeve pranë DRTSH-së, për disa
ndryshime të bëra së fundmi.