Paketa informative nr.11
25/08/2010
1. Lista e firmave turke të interesuara për të gjetur partnerë në tregun shqiptar.
2. Informacion i ardhur nga Përfaqësia e Tregtisë së Jashtme Turke në Tiranë, mbi organizimin e:
a. Panairit të 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Ambalazhimit “ISTANBUL AMBALAJ 2010“ i cili do të organizohet në Stamboll midis datave 14-18 Shtator 2010 .
b. Panairit të 18-të Ndërkombëtar të Teknologjisë dhe Produkteve Ushqimore “GIDA 2010” i cili do të organizohet në Stamboll midis datave 22-25 Shtator 2010.
c. Panairit të 25-të Ndërkombëtar të Sistemeve të Përpunimit Ushqimor, Paketimit dhe Ambalazhit ”IPACK 2010” i cili do të organizohet në Stamboll midis datave 22-25 Shtator 2010.
3. Informacion nga “Qendra e Kërkimeve dhe e Trajnimeve për Biznesin” e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTIT), për organizimin e kurseve të trajnimeve profesionale për Menaxhim e Sipërmarrjes në Austri, në bashkëpunim me partnerin e saj WIFI Austria (Instituti për Nxitjen e Zhvillimit Ekonomik) i Dhomës Ekonomike Federale të Austrisë. Bashkëngjitur materiali informues dhe formulari i aplikimit.
4. Informacione të ardhura nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, në lidhje me kërkesa bashkëpunimi tregtar nga:
a- Firma greke SF MEDICAL, përfaqësuese ekskluzive për importin e pajisjeve kirurgjikale, e interesuar për të gjetur përfaqësues ekskluziv tregtar si dhe bashkëpunetor tregtar në Shqipëri.
b- Firma greke ΙΤΑ, me veprimtari prodhimin e sistemeve automatike për fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit, e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
c- Firma greke ASTRA PAPAIOANNOU-FOTIADIS OE, me veprimtari në prodhimin e enëve prej inoksi të kuzhinës dhe me qëllim parësor eksportimin e tyre, e interesuar për të gjetur bashkëpunëor tregtar në Shqipëri.
d- Qendra e Teknologjisë dhe Modelimit S.A. ΕLKEDE, e cila ofron shërbime të specializuara në fushat e industrisë së prodhimit të këpucëve, të prodhimeve prej lëkure, të plastikës, të drurit – mobiljeve, të tekstileve dhe të veshjeve e interesuar për të gjetur bashkëpunëor tregtar në Shqipëri.
e- Firma greke Unisoftware SA, e cila ka lançuar sistemin e plotë informatik SOFT1-ERP në gjuhën shqipe dhe është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtorë në Shqipëri për këtë sistem.
5. Njoftim mbi organizimin e Aluminium 2010 - Panairit të 8-të tregtar botëror dhe Konferencës së industrisë së aluminit, në datat 14-16 Shtator 2010, në Esen të Gjermanisë, ku do të prezantohen teknologjitë prodhuese, përpunuese dhe shfrytëzuese të aluminit.