Paketa informative nr.15
22/11/2010
1. Informacione të ardhura nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, lidhur me organizimin e:
a) Forumit të IV-të “Sfidat dhe Perspektivat e Marrëdhënieve të Firmave Greko-Shqiptare” në datat 23-30 Nëntor 2010 në Tiranë.
b) Panairit të 24-të Ndërkombëtar të Ushqimeve, Pijeve-Teknologjisë “IFDTEX 2011” nga enti organizator “MACK BROOKS HELLAS SA, në datat 11-14 Shkurt 2011 në ambjentet e Qendrës së Panaireve dhe Kongreseve Metropolitan Expo (El. Venizelos), Athinë.
2. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, lidhur me një kërkesë bashkëpunimi nga kompania greke e ndërtimit “STEEL HOUSE COMPANY” e cila është e interesuar të kontaktojë me firma shqiptare që janë të interesuara për ngritje zyrash në Shqipëri.
3. Informacion i ardhur Zyra Tregtare Austriake në Tiranë mbi pjesëmarrjen e saj në Panairin KLIK EXPO KLIK, që do të organizohet nga 25-30 Nëntor 2010 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku do të prezantojë katalogë me informacione për 14 firma austriake të interesuara për tregun shqiptar. (Bashkëngjitur profil i shkurtër i firmave pjesëmarrëse).
4. Informacion i ardhur nga Zyra e Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës Turke në Tiranë mbi organizimin në Stamboll të “Kongresit Ndërkombëtar të Turizmit Shëndetësor” në datat 03-06 Dhjetor 2010.
5. Njoftim për dhënie me qera të tre kateve të një objekti 4 katësh. (Bashkëngjitur njoftimi)