Informacion nr.4
28/09/2017

 

Informacion i ardhur nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë - Shqipëri  lidhur me:

  • konferencën ndërkombëtare për promovimin e zhvillimit të kompanive të reja “Wolves Summit”, e cila do të mbahet në datat 10-11 Tetor 2017, në Varshavë të Polonisë.
  • aktivitetin "Match4Industry” i cili do të mbahet në datat 2-3 Nëntor 2017, në Koaceli të Turqisë.
  • Edicionin e 10-të të Ekspozitës “Expo Pakistan” e cila do të zhvillohet në datat 9-12 Nëntor 2017, në Karachi të Pakistanit.

Informacion i ardhur nga Këshillësia e Tregtisë së Jashtme Turke pranë Ambasadës Turke në Tiranë lidhur me:

  • Panairin e Parë të Modës dhe Veshjeve të Gatshme "Pretexpo Izmir 2017" i cili do të zhvillohet në Izmir të Turqisë në datat 17-20 Tetor 2017.
  • Ekspozitën e Këpucëve “Shoexpo Izmir 2017" e cila do të zhvillohet në Izmir të Turqisë në datat 17-20 Tetor 2017.
  • mundësinë e financimit nga Banka Çeke e Eksport-Importit për kompanitë importuese të linjave përpunuese çeke.

 

Informacion i ardhur nga Instituti Italian i Tregtisë së Jashtme  lidhur me:

·       një interes bashkëpunimi nga kompania “V2 SpA” me qendër Cuneo (Piemonte) në Itali, e cila operon në sektorin e motorizimit të portave, dyerve për garazhe, qepenave, tendave.