Paketa informative nr.3
04/03/2010
1. Informacion i ardhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë mbi organizimin e ekspozitës "EXPO VLORA 2010" nga data 05 deri më 09 Maj 2010.
2. Njoftim për fillimin e zbatimit me Serbinë të parimit të origjinës preferenciale “diagonal cumulation”.
3. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për kërkesë përfaqësimi tregtar ekskluziv të kompanisë greke “SIELINE S.A” me qendër në Athinë, Greqi, dhe veprimtari ne fushën e ngrohje-ftohjes, si sisteme panelesh diellore, pompa të sistemeve për ngrohje, sisteme ngrohjeje dyshemeje, sisteme të tjera ngrohjeje, automate, organe kontrolli dhe produkte të tjera të kësaj natyre.
4. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë mbi organizimin e Panarit të Parë Ndërkombëtar të Koleksionistëve të Simboleve të Trupave të Sigurisë, të emërtuar “BLU STRIPES” në datat 23-24-25 Prill 2010 në Qendrën Ndërkombëtare Ekspozuese HELEXPO në qytetin e Selanikut.
5. Kërkesë bashkëpunimi nga firma greke me:
1- firma që prodhojnë produkte plastike
2- firma prodhuese koshere bletësh
3- firma prodhuese varkash peshkimi
6. Kërkesë bashkëpunimi nga firma greke “RELIABLE MATERIAL S.A” në fushën e ndërtimit, me produktet riparuese dhe mirëmbajtëse të hidroizolim betonit, lëndëve të ndërtimit etj.
7. Njoftim nga “Qendra e Kërkimeve dhe e Trajnimeve për Biznesin” pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë për kurs trajnimi në fushën e hartimit dhe zbatimit të projekteve “Menaxhimi i Ciklit të Projektit” (bashkëngjitur formulari i aplikimit).
8. Njoftim për dhënie me qera toke 1-10 dynym, 3-4 km larg qytetit të Shkodrës në autostradën ndërkombëtare Shkodër (Shqipëri) – Mali i Zi (Jugosllavi), vetëm 300 m larg nga ky aks rrugor.