Pakete informative nr.10
23/07/2010
1. Informacion i ardhur nga Drejtoria e Politikave të Mbështetjes së Konkurueshmërisë së Ekonomisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës – Tiranë, mbi mundësinë e pjesëmarrjes në projektet e BE-së për Eko-inovacion.
2. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për kërkesë bashkëpunimi tregtar nga:
a- Firma greke MIRAMAR, me veprimtari import-eksport dhe qendër aktiviteti në Moskë, Rusi me të drejtë përfaqësie për gjenerator prodhimi të energjisë elektrike me kapacitet 2750 KW, është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
b- Firma greke VETA SA, me veprimtari përpunimin e hekurit dhe konstruksione metalike me prerje lazer etj, e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
c- Firma greke ΜΕΤΑLLOTECHNIKI OF ALMYROS, me veprimtari prodhimin e konstruksioneve metalike dhe materiale të tjera e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
d- Firma greke ΕL.ET.A. A.E., e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
(Bashkëngjitur një prezantim i shkurtër rreth firmës si dhe lista e çmimeve).
e- Firma greke P.G. HTZIGIANNIDIS & SIA, me veprimtari prodhimin e veshjeve për burra casual&fashion, e cila është e interesuar për të gjetur bashkëpunëtor tregtar në Shqipëri.
3. Informacion i ardhur nga CDQ ITALIA srl që është një Organizëm Çertifikimi Ndërkombëtar, i akredituar SINCERT për Sistemet e Menaxhimit të Kompanisë dhe ka interes bashkëpunimi me firmat shqiptare që dëshirojnë të çertifikohen me standartet ndërkombëtare.