Paketa informative nr.9
25/06/2010
1. Informacion i ardhur nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, për:

• Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke “HUB LOGISTICS” me qendër në Selanik, Greqi e cila i përket Grupit te Kompanive Kosmatou dhe veprimtari në fushën e shërbimeve të magazinimit të ngarkesave për llogari të të tretëve (3PL-Third Party Logistics).
(Bashkëngjitur një prezantim i shkurtër i firmës)

• Kërkesë bashkëpunimi tregtar nga kompania greke me emërtimin “SORELLE” me qendër në Athinë, Greqi, dhe veprimtari në fushën dizenjimit dhe prodhimit artizanal të këpucëve për femra të një cilësie të lartë si dhe të aksesorëve të ndryshëm.